Instituti Shqiptar i Shken cave ka organizuar maratonën e inteligjencës dhe kreativitetit. Kjo maratonë zhvillohet për herë të dytë në vendin tonë, si pjesë e projektit “Open Data Albania”. Programi synon të prezantojë në një mënyrë shumë të lehtë historinë tek të rinj shqiptarë apo shtetas të huaj. 
Në këtë maratonë spikatën të rinj, kryesisht gjimnazistë dhe studentë, të cilët sollën aplikacione me të dhëna dhe dije të hapura. Ndër njëzet e pesë konkurrentë të ndarë në nëntë grupe, fitues u shpallën tre aplikacione tepër novatore, të cilat shënojnë ide dhe modele që stimulojnë ndryshim në fushat ku ato zbatohen. 
Fitues i Çmimit “Open Data Albania” u shpall aplikacioni me titull: “Rruga drejt Pavarësisë”. Çmimi “World of Difference” u fitua nga aplikacioni me titull “Mirëqenia në Mjediset e Punës”. Ai erdhi nga tre studente të profileve sociologji dhe psikologji, Elona Ylli, Saniela Ruga dhe Drilona Mulaj. 
Nëpërmjet tij, ato sollën një model për vlerësimin e mirëqenies në mjediset e punës dhe një platformë për përmirësimin e mëtejshëm ne format pyetje-përgjigje dhe konsultime të drejtpërdrejta. Ndërkohë që, çmimi “Inovacion” në këtë Maratonë u fitua nga një student i vitit të fundit për Stomatologji. 
“Hackathon Albania” tashmë është një event i përvitshëm, duke iu dhënë mundësi të rinjve, me ide, njohuri dhe punë të spikatur, të promovohen, duke shënuar njëkohësisht edhe një kontribut për shoqërinë dhe njohuritë në ambientin ku ne jetojmë.